Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që po vazhdojnë të blenë naftën ruse.

Në një intervistë për BBC, ai veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar për bllokimin e përpjekjeve rreth vendosjes së një embragoje ndaj shitjes së energjisë, ku Rusia fiton mbi 300 mld euro në vit.

Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Berlinin, i cili ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash”, tha Zelensky duke shtuar “Se është çështje mbijetese”.
Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë, duke thënë se ato nuk po i merrnin aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

Ukraina tani po përballet me një sulm në lindje dhe jug, teksa Rusia përpiqet të aneksojë më shumë territor se sa Krimeja në vitin 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb