Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka humbur më shumë se 16,000 trupa deri më tani.

“Numri i humbjeve ruse ka tejkaluar 16,000 viktima”, tha Zelensky në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të premten. “Midis tyre janë komandantë të rangut të lartë. Deri më tani nuk ka raporte për gjeneralkolonelë apo admiralë rusë të vrarë. Megjithatë, në këtë numër kemi një komandant të njërës prej ushtrive pushtuese dhe një të dytë në komandë të Marinës së Detit të Zi”.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Zelensky.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një konferencë të premten se 1,351 personel ushtarak ishin vrarë në Ukrainë dhe 3,825 ishin plagosur, gjatë përditësimit të parë të madh të viktimave që nga 2 marsi.

Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s të mërkurën vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000. Zyrtarë të tjerë amerikanë i kanë vendosur humbjet ruse në një interval të ngjashëm – midis 7,000 dhe 14,000 ushtarë rusë të vrarë – por ata kanë shprehur “besim të ulët” në këto vlerësime.

Presidenti ukrainas të premten tha gjithashtu se autoritetet ishin në gjendje të siguronin 18 korridore humanitare gjatë javës së kaluar dhe arritën të shpëtonin 37,606 njerëz, përfshirë 26,477 nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, të cilët u dërguan në Zaporizhzhia.

“Të gjitha këto krime lufte kundër civilëve në Mariupol dhe qytete të tjera të Ukrainës do të vazhdojnë të informojnë kombet e botës”, tha Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb