Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskiy ka falenderuar forcat çlirimtare për suksesin e kundër-ofensivës ndaj forcave ruse.

Me anë të një postimi në Telegram, Zelensky shkroi se Moska mund të pushtojë përkohësisht territoret ukrainase, por se nuk mund të “pushtojë” popullin ukrainas.

Zelensky shkroi se sado që të mundohen të manipulojnë mendjet e njerëzve me propagandë, nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë me zemrat e ukrainasve.

“Ju mund të pushtoni përkohësisht territorin e shtetit tonë. Por ju definitivisht nuk mund të pushtoni popullin ukrainas. Ju mund të lani mendjet e njerëzve, por nuk mund t’ia bëni këtë zemrave të ukrainasve.

I jam mirënjohës komandantit të forcave tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës Oleksandr Syrsky, të gjithë luftëtarëve tanë për çlirimin e tokës ukrainase nga armiku. Ju shpëtoni njerëzit tanë, zemrat, fëmijët dhe të ardhmen”, ka shkruar presidenti ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb