Presidenti i Ukrainës ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev, thotë zyra presidenciale.

Z. Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv, tha ai.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë”, u tha presidenti trupave.

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë vizitës, Zelensky mori një përditësim operativ mbi situatën atje dhe vizitoi ndërtesat e shkatërruara administrative dhe rezidenciale në qytet.

Ai kryesoi gjithashtu një takim me zyrtarë rajonalë, duke përfshirë krerët ushtarakë dhe kryebashkiakun e Kharkiv.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleg Synegubov, tha se 31% e territorit të rajonit është aktualisht e pushtuar dhe 5% është “çliruar” përsëri në duart e Ukrainës.

“Ne nuk jemi ende në gjendje të inspektojmë plotësisht disa nga vendbanimet e çliruara, të kryejmë çminim të plotë dhe të fillojmë rindërtimin e infrastrukturës kritike, ndërsa granatimet vazhdojnë. Aty ku mund ta bëjmë nga distanca, ne e bëjmë,” tha Synegubov.

Synegubov shtoi se 2229 ndërtesa të larta janë dëmtuar në Kharkiv, duke përfshirë 225 të cilat janë shkatërruar plotësisht. Në rrethet veriore dhe lindore të Kharkiv, 30.2% e stokut total të banesave është dëmtuar ose shkatërruar.

Zelensky diskutoi planet për rindërtimin e qytetit, duke ndërtuar banesa moderne të pajisura me strehimore për bomba.

“Ne duhet të gjejmë fonde, linja krediti. Shteti duhet ta sigurojë këtë për sa i përket garancive, dhe drejtuesit e qyteteve dhe rajoneve duhet të gjejnë projekte dhe para të mëdha,” tha Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: