Në rrjetet sociale, turmat e të indinjuarve komentuan negativisht kopertinën e tetorit të revistës më të rëndësishme të modës në botë, Vogue America, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, e cila në shërbimin e titulluar “Portreti i guximit”, pozon edhe me bashkëshortin e saj presidentin Zelensky. Fotot janë firmosur nga Annie Leibovitz e cila fluturoi në Kiev për këtë rast: “Lufta nuk është Instragram”; “Ka njerëz që vuajnë”, thuhet në reagime.

Mes komenteve është edhe ai i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter: “Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një fotosesion i modës i kohës së luftës është ide e keqe».

Zelensky Kcbc U3360990747971j4 656x492@corriere Web Sezioni
Zelensky Kcbc U3360990747971j4 656×492@corriere Web Sezioni

Në krah të zonjës së parë – e cila dha një intervistë dy javë më parë – njerëzit e saj shohin forcën dhe krenarinë e grave të Kievit. “Shumë nga bashkëqytetarët e mi – shkruan për shembull Oleksandra Povoroznyk – e shohin këtë kopertinë si një pjesë të rëndësishme të asaj që Olena po bën për të tërhequr vëmendjen për vendin”.

(Corriere/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: