Rusia shkatërroi më shumë se 60 muze dhe galeri, si dhe qindra kisha në rajone të ndryshme të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit.

“Në total, më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit tonë janë shkatërruar ose dëmtuar nga pushtuesi”, tha Zelensky.

Sipas tij, sot rrënojat në qytetin Kupiansk të rajonit të Kharkivit po pastroheshin pas një sulmi rus me raketa S-300. Forcat ruse shënjestruan muzeun e historisë lokale dhe shtëpitë aty pranë. “Rusia vrau dy gra me këtë sulm. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e viktimave… Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, po ju ofrohet ndihma e nevojshme”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se një kishë u shkatërrua nga avionët rusë në fshatin Kizomys, komuniteti Bilozerka, rajoni Kherson.

“Një kishë ortodokse… Nga një bombë e drejtuar. Domethënë, ushtria ruse e dinte se çfarë po shkatërronin. Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse”, tha Zelensky.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb