Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi ditën e sotme se donte që aleatët perëndimorë të dërgonin raketa dhe avionë me rreze të gjatë veprimi në vendin e tij të shkatërruar nga lufta për të ndihmuar në zmbrapsjen e trupave ruse.

“Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s , Jens Stoltenberg. Ne gjithashtu duhet të nisim dërgesat e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, është e rëndësishme për ne”, tha Zelensky, teksa shtoi se vendit të tij i duhen po ashtu avionë luftarakë.

Thirrja e fundit e Zelensky vjen vetëm disa orë pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan të dyja se do të dërgonin batalione me tanke M1 Abrams dhe Leopard 2 për të forcuar përpjekjet e forcave të armatosura të Ukrainës për të larguar trupat e Vladimir Putinit nga Ukraina lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: