Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia nuk ka ndërmend të ndalë agresionin e saj. Duke iu referuar të dhënave të fundit të shërbimeve të inteligjencës, ai deklaroi se “Putini dhe rrethi i tij nuk kanë plane për t’i dhënë fund luftës. Përkundrazi, ekzistojnë prova të shumta që tregojnë se ata po përgatiten për ofensiva të reja ushtarake.”

Zelensky theksoi gjithashtu se kjo sjellje tregon përçmim ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe, ndoshta duke aluduar për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili, që pas marrjes së detyrës në janar, është shfaqur si ndërmjetës për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Presidenti ukrainas dënoi ashpër sulmet e fundit ruse, duke i quajtur ato “ushtarakisht të pakuptimta”. “Bombardimet e shumta me raketa balistike, raketa lundrimi dhe mbi 900 dronë ndaj qyteteve tona gjatë tri ditëve të fundit nuk kishin ndonjë qëllim të qartë strategjik,” tha ai.

Në përfundim, Zelensky përsëriti thirrjen për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Moskës përmes sanksioneve të reja, duke theksuar se agresioni rus sjell vetëm shkatërrim dhe vuajtje për popullin ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: