Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shfaq përmes një videoje në Grammy 2022 teksa prezantoi John Legend.

“Ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj, heshtjen e vdekur”, tha Zelenskyy. “Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Mbusheni sot për të treguar historinë tonë.”

Mendohet se presidenti Zelenskyy e ka xhiruar videon brenda 48 orëve të fundit në një bunker në Kiev.  Presidenti ukrainas  prezantoi këngëtarin John Legend.  Legend performoi dhe iu bashkua këngëtarja ukrainase Mika Newton. lyuba Yakimchuk gjithashtu lexoi një poezi.

Performanca u duartrokit nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb