Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpreson për bashkëpunim të frytshëm me kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni.

“Gjatë telefonatës me Giorgia Melonin, e përgëzova për emërimin si kryeministre e Italisë. Shpresoj për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm. Biseduam për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, si dhe për situatën aktuale në vendin tonë. ”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Zelensky ftoi gjithashtu kreun e sapoemëruar të qeverisë italiane të vizitojë Ukrainën.

Më herët, kryetarja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, 45 vjeçe, ka bërë zyrtarisht betimin e kreut të qeverisë italiane të shtunën, më 22 tetor, duke u bërë kryeministrja e parë femër në historinë e vendit.

Kreu i qeverisë italiane gjatë fjalimit të saj të parë në parlament të martën, më 25 tetor, tha se Italia nuk do t’i dorëzohej shantazhit të energjisë nga Rusia, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb