Presidenti i Ukrainës , Volodymir Zelensky në një komunikim drejtuar liderëve perëndimore , paralajmëroi se “makina e luftës” së Rusisë do të synojë vende të tjera , nëse nuk ndalet.

Ai bëri sërish thirrje për sanksione më të forta, ndërsa i falënderoi ato për veprimet e ndërmarra deri më tani.

“Ne mund ta ndalojmë Rusinë, ne mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve. Do të jetë më e lehtë ta bëjmë këtë së bashku. Të ndalojmë shkatërrimin e demokracisë. Ndaloni luftën ruse në Ukrainë, ndryshe do të vijnë tek ju.”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb