Pas thirrjes së presidentit Zelensky në parlamentin shqiptar që Shqipëria të ndalonte portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë, deklarata shkaktoi debate.

Deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi sot në “Open” se shteti shqiptar nuk duhet të hezitonte që t’i përgjigjej pozitivisht kësaj thirrje.

“Për sa kohë u kërkua nga Zelensky, nga autoriteti më kredibël dhe me moralin më të lartë ku bota i ka sytë, nuk duhej hezituar për të thënë; po. Ai tha të limitohen. Europa po bën këtë gjë që Rusia të marr ekonomikisht nga të gjitha vendet që janë përkrahjes të Ukrainës. Në një moment me shpresën që mos të niste, kemi thënë se Putini do ketë një lloj rracionaliteti. Madje i dhamë Merkel disa pikë, që me të njëjtën formulë që u ndërtua BE, ku lidhjet ekonomike ndërtuan ura paqeje, do të ishin një nga arsyet që Putin do të ndalonte apo do të tërhiqte pas që mos të niste luftën me Ukrainën. Ne që mos të pranojmë disa turistë rusë është më minimalja. Ne kaq kemi mundësi. 2.8 nga censusi i fundit. Së pari është parimor. Pastaj politik. Është ekonomik, se është parimor dhe politik. Nuk mund të thuash; unë jam me Ukrainën, por nga ana tjetër të përfitoj dhe nga Rusia. Duke krijuar korridore ekonomike me autokratët nuk siguruam paqen e madhe. Politika e procedon ekonominë në momente të tilla.”, tha Duma.

Kadia: Shqipëria ka mbajtur dhe mban çdo qëndrim që është në krah dhe e kemi thënë se jemi kundër sulmit që i është bërë Ukrainës. Kemi përkrahur sanksionet ndaj Rusisë.

Duma: Ne jemi këtu për të bërë edukatën e rusëve në këtë moment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: