Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka bërë me dije se ushtria ukrainase ka shkatërruar më shumë se  1,000 tanke ruse, gati 200 avionë dhe rreth 2,500 automjete të blinduara luftarake.

Por pavarësisht këtyre humbjeve trupat ruse kanë ende pajisje për të zhvilluar sulme shtesë.

“Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë,. Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të kenë edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë.”, ka thënë Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb