Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar ditën e sotme vijën e frontit të parë për të falënderuar trupat e vendit të tij në fushëbetejë.

Në një vizitë të krijuar për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, Volodymyr Zelenskyy u drejtua në rajonin lindor të Donbasit.

Ai u shfaq duke regjistruar një video nga Sloviansk, pranë qytetit të rrethuar të Bakhmutit ai shkroi në Telegram : “Faleminderit për këtë qëndrueshmëri dhe forcë. Ju jeni një shkaku i pavarësisë sonë.”

Në qershor, Zelenskyy vizitoi trupat e vijës së parë në rajonin jugor të Mykolaiv dhe bëri një udhëtim të ngjashëm në Kharkiv në maj.

Ai gjithashtu ka udhëtuar në zona menjëherë pas çlirimit të tyre, duke përfshirë Izyum dhe Kherson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb