Një fitore në derbi vlen gjithnjë më shumë se tre pikë, për më tepër në derbin roman. Pas dy humbje të rënda, kundër Salernitana-s në Serie A dhe kundër Feynoord duke zbritur në Conference League, Lazio reagon pikërisht atëherë kur duhej, në derbi përballë Romës, një fitore me shumë peshë që përforcon pozitat e tyre në zonën Champions, në kuotën e 27 pikëve, 8 pikë larg kreut.

1
1

Përjashto tifozerinë, e cila edhe këtë herë ishte fantastike, ky nuk ishte një derbi i bukur për tu parë, shumë pak futboll, me dy ekipet që më shumë u kujdesën për të mos lënë hapësira pas. Diferencën e bëri mbrojtja më e mirë dhe një gol i Felipe Anderson në minutën e 29-të. Shijon këtë sukses edhe Hysaj, i hedhur në fushë si zëvendësues e 69-të ndërsa Kumbulla nuk u preferua sërish nga Jose Mourinho:

2
2

“Gjëja më e rëndësishme ishte të bënim të lumtur popullin tonë, ky ishte objektivi në këtë derbi. Nuk ishte një ndeshje me nivel të lartë në aspektin taktik, por shumë e fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Të shija djemtë duke luftuar me zemër dhe shpirt ishte diçka fantastike”, u shpreh Sarri pas ndeshjes.

Sigurisht nuk ishte i lumtur pas kësaj humbje Jose Mourinho, një trajner që e di më mirë se të gjithë rëndësinë e një sfide derbi: “Nuk ishte e lehtë të luaje kundër një skuadër që luante poshtë dhe që u mbrojt shumë mirë pas golit të shënuar. Sigurisht që edhe neve na mungoi kthjelltësia dhe cilësia përpara”, u shpreh Jose Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb