Sikurse është raportuar lidhja e Michael B. Jordan dhe Lori Harvey ka marrë fund. Ylli i ‘Creed’, 35 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç, janë ndarë zyrtarisht pas më shumë se një viti lidhje.

‘People’ raportoi se Michael dhe Lori janë të dy zemërthyer nga ndarja dhe ende e duan njëri-tjetrin. “Michael është pjekur shumë gjatë marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një kohë të gjatë,” -tha burimi për revistën. “Ai u përfshi emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri”.

Vetë ata nuk kanë dalë në asnjë deklaratë zyrtare. Mirëpo, bie në sy fakti se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke konfirmuar kështu zërat. Modelja ka fshirë edhe fotot me ish-partnerin kurse Michael i ruan ende. Ky veprim ka lënë të kuptohet se ata nuk kanë mbetur aq miq pas ndarjes së tyre ndonëse thuhet se duhen ende. Shkaku i ndarjes? Mbetet i panjohur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një intervistë të prillit, Steve Harvey, babai i Lorit, e përshkroi Michael si një djalë të mirë dhe shumë të respektueshëm. “Marrëdhëniet janë të vështira, veçanërisht, sepse ata janë të rinj,” tha prezantuesi televizive. “Ata janë në një marrëdhënie të tipit Hollywoodiane dhe unë po bëj tifo për ta”.

Michael dhe Lori filluan lidhjen në nëntor 2020. Pas muajsh spekulimesh për romancë, veçanërisht pas një vizite në vendlindjen e Lorit për ‘Ditën e Falënderimeve’ dhe një udhëtimi në ‘Salt Lake City’, dyshja zyrtarizuan lidhjen në Instagram në janar 2021. Muajin pasues, Lori festoi ditëlindjen e 34-të të Michael duke postuar një dedikim të ëmbël. Ajo shkroi asokohe: “Të dua zemër…shpresoj se dita e sotme të jetë të paktën gjysmë e veçantë e asaj që je ti.” Si përgjigje, Michael komentoi: “Faleminderit zemër, unë gjithashtu të dua”.

Në postime të ndryshme në në Instagram, Lori e përshkroi gjithashtu Michael si “mikun e saj më të mirë”, “dhimbjen e preferuar të kokës” dhe, natyrisht, “burrin më seksi”, një shenjë për titullin e tij nga “People 2020”. Megjithatë, ndërsa dyshja shpesh ndanin foto të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ata i mbajtën private detajet rreth romancës së tyre.

Më pas, në nëntor 2021, në profilet e tyre në Instagram përkujtuan një-vjetorin e lidhjes së tyre së bashku. Michael postoi një foto të Lorit duke e puthur në faqe duke shkruar “Gëzuar përvjetorin”. Më pas ai ndau një foto të dytë të Lorit duke mbështetur kokën mbi supin e tij, duke shtuar: “Ka qenë një vit i çmendur!”

Dhjetorin e kaluar, Michael tha se marrëdhënia e tij dha frymëzim për rolin e tij në filmin ‘A Journal for Jordan’. “Doja ta përjetoja dashurinë në një marrëdhënie në një mënyrë që të mund të tërhiqesha”, shpjegoi ai në atë kohë. “Dhe ja ku jam në një kohë të jetës sime ku e kam atë, duket si koha e përsosur për t’u marrë me këtë projekt.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: