Zemra e Sarajeves kete vit ka shkuar per nje regjisor Shqiptar. Filmi “Ekzil” i Visar Morina nga Kosova ka marrë çmimin e madh të festivalit duke shënuar një tjetër sukses pas filmit të tij të parë “Babai’ që u vlerësua për regjinë më të mirë Karlovy Vary. Morina, si regjisor dhe bashkëskenarist, këtë herë sjell vuajtjet shpirtërore, vështirësitë psikologjike e deri paranojat e një emigranti në Gjermani, qe ndihet i gjykuar e i perjashtuar nga kolegët e tij.

Prestigjiozja holluviduane “The Variety” e kishte sugjeruar “Ekzilin” e Morines si nje nder 10 filmat europiane që duhej parë. Në qendër të skenarit, është Xhaferri, një inxhinier ne kimi shfaqet dhe fiton në një kohë kur ka një pasiguri të vazhdueshme për miliona refiugjatë në Europë.

Vetë Morina është shprehur se Xhaferri në një farë mënyre personifikon vetë regjisorin i cili ka emigruar nga Kosova drejt Gjermanisë në moshë të re për shkak luftës dhe regjimit te Miloshevicit.

Personazhi shpërfaq pasiguritë e vet mbi vendin që i takon në shoqëri, por njëherësh, si çdo viktimë ai e përçon dhunën që ndjen të njerës më të dobët se vetja.

Shkrimi i këtij skenari është nxitur nga një ngajrje e dhunshme e vitit 2016 në Këln, ku vete Morina ëshët shprehur të ketë njderë paranojë mbi ndryshimin e qasjes ndaj emigrantëve në Gjermani.

Ne festivalin e e SarajevesuI shfaqen 187 filma nga 56 vende. Secili film u ndoq nga jo me shume se 100 veta ne publik duke ruajtur distancen, duke I ofruar Ballkanit nje menyre si mund te mbahen ngjarjet kulturore ne kohe pandemie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: