Prej disa ditësh në tabloidet  e mediave britanike qarkullojnë lajme për zënka të mundshme mes Meghan Markle dhe disa të afërmëve të Harryt. Dukesha e Susex, për shkak të karakterit të vështirë, është konfliktuar me kushërirën Eugenia dhe mbi të gjitha me kunatën Kate Middleton. Këto përplasje kanë sjellë edhe një ftohje mes raporteve të vëllezërve Harry dhe William dhe si pasojë një largim nga pallati Kensington të djalit më të ri të Çarlit dhe Dianës.

Sipas të përditshmes “The Sun”, e cila ka rindërtuar ngjarjen, shkruan në një artikull që mes dukeshave ka patur një ‘grindje të dhunshme’, ndërsa Meghan ka qortuar stafin e Kate, një veprim që nuk është marrë aspak mirë nga ajo.

Rindërtimi i ngjarjes, megjithatë, sipas asaj që raporton “mirror’ është hedhur poshtë dhe përgënjeshtruar nga pallati ‘Buckingam’, që për herë të parë ka thyer heshtjen pas ngjarjeve.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, mësohet të jetë deklaruar.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb