Sadio Mane është epiqendra e kësaj merkatoje vere. Sulmuesi senegalez mund të largohet përfundimisht nga Liverpool, ndërsa të shumta janë pyetjet që i drejtohen atij rreth të ardhmes, edhe pse aktualisht është i grumbulluar me Përfaqësuesen.Në një intervistë, Mane flet më hapur se kurrë dhe përmend edhe emra konkret. 30 vjeçari i habit të gjithë kur shprehet: “Si Bayern Munich dhe Barcelona nuk janë keq, por skuadra e zemrës sime është Marseja”.

 

 

Mane ka luajtur edhe më parë në Francë, ku ka kontribuar për Metz në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013. Ku do e shikojmë të luajë sezonin tjetër? Me siguri kjo është pyetje që kushton 1 milionë euro.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb