Sfida kundër Kukësit ishte projektuar prej kohësh si ndeshja që mund të vendos titullin kampion dhe ashtu pritet të jetë ky duel i së hënës por vëmendja më e madhe mbetet tek transferta në Ballsh, një ndeshje që prodhoi shumë polemika. Në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Kukësi, Egbo është i qetë pasi ekipi i tij është ende në garë për të dy trofetë pasi as në Kupë asgjë nuk ka përfunduar:
Kukësi? Mendoj që është një ndeshje që nuk ka nevojë për të karikuar lojtarët. Është një ndeshje si derbi dhe mund të vendosë kampionatin. Do mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe shpresojmë të marrim rezultatin që na takon.
Spekulimet për ndeshjen me Bylisin? Ato që kam thënë pas ndeshjes atje nuk dua ti përsëris. Ishte ndeshja e parë në Kupë dhe i pushuam disa lojtarë duke ditur se kishim ndeshje me Kukësin. Shyqyr humbëm 2-1 dhe jo 3-1 dhe shpresojmë te përmbysja.
Mënyra se si erdhi humbja? Nuk më shqetëson shumë, pasi disa nga ata lojtarë nuk kishin shumë minuta.
Ndeshja me Kukësin vendos titullin? Atë e di Zoti dhe presim çfarë është rezervuar.
Nuk mund të them se në ndeshjen me Bylisin ka qenë Tirana më e dobët, pasi ishte vapë e madhe. Ndaluam gati 3 herë për pushim. Unë mendoj se është e rëndësishme që nuk e humbëm me rezultatin e thellës.
Mungesa e Shkurtajt? Mendoj vetëm për ekipin tim, pasi edhe në kemi mungesa. Shkurtaj është një nga më të mirët e kampionatit, por të shikojmë nëse do jetë në fushë. Ne do fokusohemi te lojtarët që janë të gatshëm dhe shpresojmë që të japim maksimumin.
Barazimi? Ne do shkojmë për të dhënë maksimumin.
Jemi të qetë pas ndeshjes në Ballsh, pasi janë ndeshje të ndryshme një në Kupë dhe një në kampionat.”, u shpreh Egbo.