Në Tiranë, Spitali Infektiv shënoi sot një rekord maksimal me shtrimin e 81 pacientëve, një më shumë se shtrimet më 2 prill, kur ishte kulmi i valës së parë të epidemisë.

Një tjetër shifër e lartë janë edhe 11 pacientët të vendosur në terapi intensive. Gjysma e të shtruarve është nga Tirana dhe mosha mesatare e tyre është rreth 61 vjeç.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot edhe 52 raste të reja pozitive të personave me Covid-19, shumica në Tiranë, Vlorë, Krujë e Kurbin.

Deri tani janë 2047 raste pozitive nga fillimi i epidemies, por aktivë aktualisht janë 807 raste, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb