Një tornado e fuqishme goditi të martën në mëngjes qytetin juglindor amerikan Nashville, të shtetit Tenesi dhe zonat përreth, duke shkaktuar të paktën 19 vdekje dhe dëme të mëdha.

Tornadoja lëvizi me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit e shoqëruar nga rrufe, duke rrënuar shumë ndërtesa. Zyrtarët e emergjencës thanë se u ishin përgjigjur të paktën 40 thirrjeve për shembje ndërtesash në të gjithë qytetin. Zyrtarët hapën me urgjencë disa strehimore për banorët e shtëpive të cilët u detyruan të largoheshin, shkruan Voa.

Tornadoja shkatërroi gjithashtu disa hangarë në një aeroport të vogël në perëndim të qytetit para se të lëvizte drejt qendrës. Të paktën dy nga vdekjet ndodhën në Nashville.

Vëzhguesit politikë thonë se tornadoja ka të ngjarë të ndikojë në votimet e sotme në Tenesi, i cili është një nga 14 shtetet e super të martës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb