Një qytetar i Shkodrës ka deklaruar përpara kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryebashkiakes Voltana Ademi se përmbytjet nuk vijnë nga shiu, por hidrocentrali.

Sipas qytetarit, kjo po bëhen me qëllim për të mos treguar të vërtetën teksa denoncon se ndërhyrja e qeverisë edhe në këtë përmbytje ka qenë zero.
Qytetari thekson se kanë ndodhur disa përmbytje nga 2013 e tutje në Shkodër, por qeveria nuk interesohet dhe bën propagandë.

Në të kundërt ai vlerëson PD-në duke thënë se kur ishte në qeveria i është gjetur pranë qytetarëve të Shkodrës dhe është kujdesur për ta në raste përmbytjesh.

 

”Përmbytjet nuk vijnë nga shiu, por hidrocentrali. Nuk duan të tregojnë të vërtetën, dhe kjo është e dëmshme. Kemi pasur disa përmbytje, dhe qeveria zero ndërhyrje. Përveç propagandës politike, asnjë s’kanë ndihmuar. Interesimi është zero. Propaganda është në televizione. Nga 2013 e tutje kemi pasur disa përmbytje, zero interesim nga shteti. Në kohën e PD kemi pasur përmbytje, shteti na është gjetur pranë, është kujdesur.”- tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb