Milan e ka të ndalur të gabojë, këtë gjë e di më mirë nga të gjithë trajneri Stefano Pioli, ndaj Sassuolo-s kërkohen 3 pikët me çdo kusht:

“Duhet vetëm të fitojmë, vetëm kjo ka rëndësi. Mjafton edhe një ndeshje e pisët, e rëndësishme është që ekipi të jetë i përqendruar”, u shpreh Pioli duke u ndalur më pas te merkato:

“Kemi grupin e duhur për të dalë nga ky moment. Në lidhje me merkaton shoqëria është shprehur prej kohësh. Po rikuperojmë të dëmtuarit, pra jemi në rregull kështu”, theksoi Pioli ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: