Vetëm një minutë në derbi kundër Milanit më 5 shkurt, më pas zero minuta, 5 ndeshje radhazi në pankinë pa lëvizur nga vendi. Situata që po kalon Kristjan Asllani tek Inter është me të vërtetë shqetësuese, aq sa tifozët dhe ambienti zikaltër i janë kthyer kundër trajnerit për mënyrën se si po menaxhon një nga talentet më premtues të Serie A. Asllani u transferua në Milano si zëvendësuesi i Brozovic, por Inzaghi nuk e vlerësoi kurrë si të tillë, aq sa ndryshoi skemë duke kaluar Calhanoglu në rolin e regjisorit.

Asllani
Asllani

Tani me rikthimin e Brozovic, Asllani ka humbur çdo kontakt me fushën, ato minuta që mund të ishin për të i ka marrë Brozovic. Shqetësuese është edhe fakti se Inter investoi 14+2 milionë euro për kartonin e tij, shifër që tashmë është zyrtare, por në këtë formë, Inzaghi po zhvlerëson një interesim të rëndësishëm që klubi bëri gjatë verës.

Asllani
Asllani

Sipas mediave italiane, në fund të këtij sezoni, Inzaghi ose Asllani duhet të marrin një vendim të fortë, të rëndësishëm, pasi në këtë formë është e vështirë që të vijojnë bashkëpunim. Mungesa e minutave për Asllanin, më shumë se sa një shqetësim për Inzaghi-n është një shqetësim real për trajnerin e Kombëtares kuqezi, Sylvinho. Një Asllani pa minuta në këmbë do të ishte një problem për teknikun brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: