Kupa e Italisë ishte shansi i fundit për Max Allegri për të mbyllur vitin të paktën me një titull, por nuk ishte e thënë duke u mjaftuar vetëm më prezencën në Champions, një objektiv shumë i vogël për një klub kaq të madh në Itali sa Juventus.

Rikthimi i tij në Torino rezultojë një blof i madh, zero tituj, duke bërë më keq edhe se sa Sarri e Pirlo të cilët u larguar si të “dështuar”. Pirlo, edhe pse fitoi SuperKupën dhe Kupën e Italisë, në fund as kaq nuk mjaftoi duke e larguar për të bërë vend pikërisht Allegrit, i cili zbarkoi me stofin e shpëtimtarit.

Allegri
Allegri

Për herë të parë pas 10 vitesh, “Zonja e Vjetër” del “duar bosh” nga një sezon, një përfundim i hidhur për Allegrin dhe për të gjithë në Torino. Ky detaj mund të ketë jo pak peshë, sipas mediave italiane tashmë çdo skenar është i hapur, ku nuk përjashtohet mundësia as për një divorc të bujshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: