Për herë të parë pas 10 vitesh, Juventus mbylli një sezon pa trofe, ky detaj ka bërë që në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” të projektojnë një merkato të fuqishme me emra të bujshëm për tu rikthyer edhe një herë në majën e Serie A dhe Champions.

Në listën e dëshirave gjejmë emra nga më të rëndësishmit në tregun e transferimeve. Ky projekt nisi që në janar me afrimin e Vlahovic, i cili së bashku me Chiesa pritet të jenë qendra e ofensivës bardhezi. Tani po punojnë për të përforcuar pjesën prapa tyre, anësorë krahu ofensiv cilësorë, dhe dy janë emrat e parë: Ivan Perisic i Inter dhe Angel Di Maria i PSG.

Juve
Juve

Për mesfushën po punohet prej kohësh për të afruar në Torino, Milinkovic-Savic, një dëshirë shumë e hershme e Allagrit, por së fundmi ka fituar sërish kuota edhe Pogba, me francezin që ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Torino. Një dyshe Milinkovic-Savic-Pogba do të ishte një ëndërr e madhe për Allegrin. Në lidhje me mbrojtjen dy janë emrat më të lakuar për momentin, Gleison Bremer dhe Nikola Milenkovic i Fiorentinës
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb