ISHSH ka kryer 985 inspektime ditën e djeshme duke gjobitur 17 subjekte në gjithë vendit për shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19.

Shqipëria po shënon një rritje rekod çdo 24 orët e fundit sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese të COVID-19 si distancimin fizik, maska në ambiente të mbyllura, higjiena personale etj.

 

STATUSI NGA MINISTRIA E SHËNDETSISË

#ISHSH?, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve për mbrojtjen nga COVID19, ⭕zero tolerancë ndaj çdo subjekti.

?Vetëm gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

?Janë marë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, për të respektuar distancimin social dhe protokollet e miratuar.

?Inspektimet dhe monitorimi vijojnë çdo ditë, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!

?MSHMS apel qytetarëve: Parandaloni përhapjen e COVID-19 ? duke respektuar rregullat:

➡️Ruani distancën nga njëri tjetri,

➡️mbani maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca,

➡️ruani higjienën personale,

➡️bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë,

➡️mbroni veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.

??‍⚕️ Ruani shëndetin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb