Drejtoria e Përgjithshm e Tatimeve në datat 28 dhe 28 shkurt kanë ushtruar kontrolle në farmacitë e vendit ku në 98 verifikime u konstatuan 25 shkelje.
Strukturat e hetimit tatimor kanë konstatuar 8 mallra pa faturë tatimore, 4 raste për moslëshim kuponi tatimor, 2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël, 1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh dhe 2 raste për referim hetimor.
Ndërkohë ‘Tatimet” paralajmërojnë se në ditët në vijim do të ketë të tjera kontrolle dhe asnjë tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.
Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.
8 Mallra pa faturë tatimore;
4 raste për moslëshim kuponi tatimor;
2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;
1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;
2 raste për referim hetimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijoj me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.
(BalkanWeb)