Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se “negociatat shumë të vështira” po vazhdojnë për evakuimin e luftëtarëve të plagosur rëndë nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol në këmbim të robërve rusë të luftës.

“Të jemi të qartë: aktualisht jemi duke negociuar vetëm rreth 38 luftëtarë të plagosur rëndë (të shtrirë në shtrat). Ne punojmë hap pas hapi. Do të shkëmbejmë 38, pastaj do të vazhdojmë. Aktualisht nuk ka bisedime për shkëmbimin e 500 apo 600 personave që po raportohet nga disa media”, tha ajo.

Ajo u kërkoi të tjerëve të ndalonin spekulimet rreth procesit.
“Ju lutem. Bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Përmbahuni nga komentet publike për atë që nuk dini,” tha ajo, raporton CNN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb