Afganistani ligjërisht ka një Presidenti të ri kujdestar deri në zgjedhjen e të riut. Amrullah Saleh, zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit i cili vendosi të braktisë vendin është vetëshpallur Presidenti i Afganistanit duke përdorur si argument Kushtetutën e vendit.

Ai i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, teksa ka paralajmëruar se Afganistani nuk është Vietnami.

Po ashtu ai ka kritikuar Presidentin Joe Biden teksa thekson se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara.

 

STATUSI NGA AMRULLAH SALEH

Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre.

Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA  për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb