Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet lumi Vjosa dhe kërkoi shpalljen e tij Park Kombëtar.

Postimi i Braçes

“Vjosa?

Je vone shume zoteri;

Vjoses tani nuk i kanoset asnje rrezik!

Problemi eshte Tomorri, mali domethene;

Ishte Park Kombetar dhe çunat me pushtet te Skraparit e ben copash per pllaka me leke! Dhe vazhdojne madje”, shkruan zv.kryeministri.

Braçe iu përgjigj dhe këshilltarit të Metës, Edmond Panariti, për vaksinën kundër Covid.

“Mbaj mend qe tani afer, jo shume larg, u semuren lopet vertete, nxorrem leket, u blene vaksinat per to dheeeeee, nisi t’i ndante e t’ua ngulte lopeve LSI-ja;

Super infrastrukture!

Madje ne nje shtepi me 6 lope desh rrahen edhe udheheqesin se dy lope kishin ngordhur”, shkruan me ironi Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: