Ministrja Elisa Spiropali nuk e sheh me çudi faktin që Gjiknuri zëvendësoi Ballën si Sekretar i Përgjithshëm i PS.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24, Spiropali tha se PS nuk e ka marrë lehtshëm mandatin e tretë, por po përgatitet për një sfidë të madhe.

SPIROPALI: Nuk është çudi. Janë ndarë përgjegjësitë. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë.

Ashtu si disa nga ministrat që kanë ndryshuar pozicionet nuk janë shkarkuar. Janë disa punë që duhet ti bëjmë dhe ti bëjmë mirë, besimi i qytetarëve nuk dueht nëpërkëmbur. Punët nuk duhen bërë vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të një qeverisjeje të mirë.

 

Sa i përket prezencës së lartë të grave në qeveri, Spiropali mbështeti vendimin e kryeministrit duke theksuar se ato e marrin ëprgjegjësinë, bëjnë punën, madje shumë më mirë se disa burra që kanë përgjegjësi.

PYETJA: Sa unison ka në qeveri, sa konkurrencë apo xhelozi para kryeministrit?

SPIROPALI: Kjo pyetje nuk bëhe asnjëherë kur në qeveri ka 70- 90% burra. Nuk ishte qëllimi juaj, por pyetja juaj ka një paragjykim për gratë. Është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë, është ërë edhe lajm. Shqipëria jep një shembull të barazisë gjinore, duhet të jetë krenari, arritje e Shqipërisë. Sa i takon detyrave, gratë kanë treguar në qeveri, në Kuvend. Gratë kanë treguar se marrin përgjegjësi, punën e bëjnë, madje shumë më mirë se disa burra që janë ngarkuar me përgjegjësi. Është lajm shumë i mirë.

Karakteri i gjithësecilit nuk varret nga gjinia. Por është individuale secili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb