Zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë ka dekleruar sot se pavarërsisht kushteve në të cilat ndodhemi, se recesioni nuk është i pashmangshëm.

Duke folur për CNN në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Robert Habeck këmbënguli se asgjë nuk është e pashmangshme.

“Ne jemi qenie njerëzore dhe mund të ndryshojmë rrjedhën e historisë”, është shprehur ai.

Habeck foli edhe për luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Evropës për të pakësuar varësinë nga energjia ruse. I pyetur nëse Bashkimi Evropian mund të arrijë një marrëveshje për raundin e ardhshëm të sanksioneve, duke përfshirë një embargo të naftës, ai tha se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihet dhe mund të arrihet brenda disa ditësh.

“Unë pres që të gjithë, edhe Hungaria, të punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe të mos thonë ‘OK, ne kemi një përjashtim dhe më pas do të shtrihemi dhe do të ndërtojmë partneritetin tonë me Putinin’, tha ai.

Habeck diskutoi gjithashtu varësinë e Gjermanisë nga gazi rus, duke thënë se industria gjermane do të shembet pa energjinë ruse. I pyetur nëse Gjermania do të paguante për gazin rus në rubla,

Ai tha se kompanitë gjermane do të paguanin gazin në euro, nëse Rusia më pas vendos t’i shkëmbejë ato euro në rubla, kjo ishte një masë “kursuese” për Putinin.

Ai këmbënguli se çdo lëvizje e tillë miratohej nga Komisioni i BE-së dhe nuk thyen sanksionet.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin tha në mars se kombet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë rubla, në vend të eurove ose dollarëve të deklaruar në kontrata. Blerësit mund të bënin pagesa në euro ose dollarë në një llogari në Gazprombank të Rusisë, e cila më pas do t’i konvertonte fondet në rubla dhe do t’i transferonte ato në një llogari të dytë nga e cila do të bëhej pagesa në Rusi.

Furnizimi me gaz në Poloni dhe Bullgari u ndërpre, pasi ata refuzuan të paguanin në rubla. Kompani të tjera të mëdha evropiane të gazit i kanë thënë CNN se po punojnë në mënyra për të paguar gazin rus, duke mos thyer sanksionet e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb