“Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri në lidhje me takimin që pritet të mbahet në Washington mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë një vizite në komunën e Ferizajt, ku u prit nga kryetari Agim Aliu, Tahiri u shpreh optimist për takimin në fjalë.

“Takimi në Uashington do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Te një shtet mik që gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tonë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe jam në kontakt me delegacionin. Delegacioni është unik. Është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: