Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshechuk, ka akuzuar forcat ruse për bllokimin e përpjekjeve të Kryqit të Kuq për të kryer evakuimet në Mariupol.

Ajo bëri me dije se autobusët e destinuar për shpëtimin e civilëve nuk ishin në gjendje të arrinin në qytetin e rrethuar në qytetin jugor të Ukrainës.

Nga ana tjetër Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ekipet e tij janë përpjekur të ndërhyjnë por pa pasur sukses. Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar dhe me ushqim ta pakët ,pas disa javësh të bombardimeve ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: