Të enjten, 4,676 njerëz u evakuuan përmes korridoreve të evakuimit, sipas një postimi në Facebook nga zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Ajo tha se 3,256 njerëz erdhën nga Mariupol dhe Berdiansk. Prej tyre, 1,205 janë nga Mariupol dhe 2,050 janë nga qytetet Polohy, Vasylivka, Berdiansk dhe Melitopol në rajonin Zaporizhzhia.

Një kolonë prej nëntë autobusësh po shkon drejt Melitopolit për të ndihmuar me evakuimin dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe do të marrë njerëzit në rrugën e kthimit në Zaporizhzhia.

Dy autobusë mbërritën në qytetin Tomak të enjten dhe do të nisen për në Zaporizhzhia të premten. Gjithashtu të premten, autobusët do të dërgohen nga Zaporizhzhia për të evakuuar njerëzit nga Berdiansk, tha Vereshchuk.

Zëvendëskryeministrja shtoi se 1,420 njerëz u evakuuan nga qytetet Lisichansk, Severodonetsk, Rubížne dhe Kreminna në rajonin e Luhansk të enjten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb