Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar me COVID-19.

Mitropoliti Hrizostim Jevic u dërgua në spital teksa rezultoi se edhe ai si ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar tashmë nga koronavirusi.

Në fakt Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Ai është Mitropolit i Dabar-Bosnja që prej vitit 2017.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq më shumë se 1 javë më parë nga COVID-19 në moshën 90-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb