Partia Demokratike me një deklaratë për shtyp ka reaguar për miratimin e aktit normativ të anti- KÇK nga qeveria duke thënë se synon të zëvendëosjë SPAK-un me Ardi Veliun për ta kthyer Shqipërinë në një shtet policor.

Në deklaratë thuhet se Rama është vetë produkt i parave të krimit të organizuar, nga paketa anti- KÇK nuk synon të luftojë krimin por vetëm bandat të cilat nuk bashkëpunojnë me pushtetin.

Ndër të tjera PD i kujton Ramës se pikërisht policisë ia rrëzoi kompetencat 4 vite më parë Gjykata Kushtetuese.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.

 

Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.

 

Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor,  ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme.

 

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb