BRITANI

Tashmë me një ”kryeministër” në detyrë qeveria britanike konfirmon se vendi nuk ka kaluar ende të keqen më të madhe duke thënë se Britania gjendet në mes të pikut të vdekjeve nga COVID-19.

Dominic Raab, sekretari për marrëdhëniet me jashtë që zuri vendin e Boris Johnson pasi ky i fundit prej marsit rezultoi me COVID-19 tha se ”Lock- Down”-i do të vijojë.

Raab në një konferencë për shtyp se sot me 717 viktimat e 24 orëve të fundit Britania po jepte sinjalet e para që luftën do e fitojë por prap është një rrugë e gjatë deri atëhere.

Boris Johnson ishte një nga ata që nuk mori masa për shkak se nuk donte të bllokonte ekonominë e Britanisë, por përfundoi vetë i prekur nga COVID-19 edhe pse më parë e kishte neglizhuar.

Sot qeveria po përballet me kritika të shumta nga opozita, media apo qytetarët për shkak se Britania po shënon bilanc tragjik vdekjesh, në total 11 mijë e 326.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb