Në shtëpinë e Inter ka një të vërtetë absolute, prioriteti kryesor për sezonin e ardhshëm, është të gjejnë një zëvendësues për Brozovic. Zikaltërit duken shumë të varur nga mesfushori kroat, pa të në mesfushe ekipi i Inzaghit nuk është i njëjtë.

Roli i Brozovic është jetik, jo vetëm për topat që hap por dhe për km që bën, vetëm Skriniar vrapon më shumë se kroati. Në katër ndeshje pa të në fushë, Inzaghi ka provuar në rolin e tij lojtarë si Barella, Calhanoglu dhe Vecino por asnjëri nuk ia ka dalë. Në këto kushte, ti gjesh një zëvendësues Brozovic nuk është aspak e lehtë.

Asllaniiii
Asllaniiii

“Corriere dello Sport”, shkruan se Beppe Marotta ka piketuar një zëvendësues të mundshëm, bëhet fjalë për Kristjan Asllani. Empoli beson aq shumë te talenti kuqezi saqë lejojë një lojtarë si Ricci të largohet për te Torino, duke bërë i besuar verbërisht një fanellë titullari mesfushorit 19-vjeçar. Asllani po vërteton javë pas javë se është një lojtar me shumë potencial, për këtë arsye Marotta e ka vendosur në majën e listës së dëshirave.

Kristjan Asllani Scaled E1647089673244 1280x720
Kristjan Asllani Scaled E1647089673244 1280×720

Nuk do të jetë e vështirë t’ia rrëmbesh Empolit, por pengesa më e fortë është konkurrenca e madhe. Për Asllanin interesohen edhe ekipe si Milan, Juventus dhe Man.City. Empoli mbetet në pritje, sigurisht që çdo ofertë duhet të jetë dyshifrore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb