Korça është një prej vendeve dhe qyteteve me turistike kohët e fundit në Shqipëri.

Eshtë një nga ato vende ku përveçse mikpritjes apo gatimeve tradicionale ka dhe një çelës magjik që i bën qytetarët të shkojnë thuajse çdo fundjavë atje, që është “Birra Korça”, birra më e kërkuar në tregun shqiptar dhe jo vetëm kaq, por “Birra Korça” nuk është vetëm pjesë e kulturës së qytetit të Korçës, “Birra Korça” është pjesë e çdo familjeje shqiptare.

Gjendet në çdo pikë nga Veriu deri në Jug të Shqipërisë dhe në 4 pika kyçe dhe kryesore në qytetin e Tiranës. Pse duhet udhëtuar aq gjatë me kilometra të tëra dhe me orë të tëra kur ne Korçën mund ta gjejmë në qytetin tonë.

Dhe jo vetëm për “birrën Korça” por edhe për gatimet tradicionale që Korça ofron në katër pika kyçe të qytetit të Tiranës. Për momentin ne jemi në Dajt në pikën më të lartë të Tiranës, por shumë shpejt atje poshtë do ju themi se cili është sekreti i të qenurit pak korçar në Tiranë.

Zgarat korçare janë pjesë e Tiranës tashmë prej më shumë se 10 vitesh. Aty ku gjendet ngorhtësia, mikpritja, ushqimi i mirë e gjithashtu “Birra Korça” traditë e qytetit të Korçës prezente jo vetëm në Tiranë por në çdo cep të Shqipërisë.

Tashmë Korçën mund ta gjejmë në 4 restorante në Tiranë, “Zgarë Korçare” tek Liqeni, “Zgara Fatosi” tek Pazari i Ri, “Vila Korçare” tek Ish-parku i Autobusave dhe “Zgara Korçare” në Kombinat.

Ushqim i mirë, një staf në gadishmëri në 7 ditë të javës dhe i përkushtuar janë pritësit e parë në të katër pikat e këtyre restoranteve ku nuk gjejmë vetem gatime tradicionale por një shumëllojshmëri produktesh.

Si pjesë e stafit të “Zgarës Korçare” Eno dhe Albani na tregojnë për eksperiencën e tyre në këtë restorant dhe na zbulojnë diçka më shumë mbi klientelën e tyre, tashmë të përditshme.

Jo vetëm djemtë, por vajzat e këtij restoranti na tregojnë për familjen e madhe që ato kanë gjetur në këtë restorant.

Këto katër restorante nuk frekuentohen vetëm nga klientë shqiptarë, çdo vit e më shumë turistët e huaj janë pjesë e tyre, ku gjejnë gatime të traditës dhe shijojnë birrën e freskët “Birra Korça”. Jo vetëm klientët shqiptarë janë të kënaqur por edhe ata të huaj shprehen se ndjehen mirë kur shijojnë ushqimet tipike të zonës së Korçës dhe jo vetëm. Ata kthehen gjithnjë tek këto restorante sa herë që vizitojnë Shqipërinë apo sa herë puna i lidh me vendin tonë.

Në të katërt pikat do gjeni shërbim të shpejtë, ushqime të freskëta dhe gjithashtu mbretëreshën e tyre “Birrën Korça” e cila vjen direkt nga fabrika e saj në Korçë për ta sjellë sa më pranë Korçën tek qytetarët e Tiranës.

Shërbim, cilësi, traditë, freski, të gjitha së bashku në 4 pika kyçe të “Birrës Korça” në Tiranë.

Shijojeni verën në maksimum, freskohuni pa shkuar në plazh, këshilla jonë??
Me “Birrën Korça” në Tiranë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb