Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.

Në një postim në Facebook, Spirapoli ka deklaruar votën e mazhorancës, pro zgjatjes së afatit, për të cilën sqaron se do të votohet në seancën plenare të së enjtes.

“Reforma në drejtësi është pa kthim”, shton Spiropali.

Gjithashtu ajo shprehet se ky ndryshim në Kushtetuese, garanton përfundimin e procesit të vettingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.

Reagimi:

PRO
Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024.
Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.
Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro.

Elisa

Elisa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb