MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski thotë se 5 korriku është data e mundshme e zgjedhjeve të parakohshme.

Tashmë edhe për 14 ditë Maqedonia e Veriut do jetë ende në gjendje të jashtëzakonshme teksa 22 ditë pas përfundimit të saj mund të zhvillohen zgjedhjet.

LSDM është ajo që kërkon zgjedhje sa më shpejt kurse VMRO- DPMNE i do në fund të gushtit apo fillim të shtatorit. Por pritet të shihet nëse do të shtyhet ende gjendja e jashtëzakonshme apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb