Sipas një dokumenti të brendshëm në institucion, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), kërkon që të zgjaten të gjitha kontratat e lojtarëve, të cilat përfundojnë në qershor. Kontratat e reja duhet të përfundojnë atëherë kur do të mbyllet sezoni, i pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e bën publik agjencia “Reuters”, e cila saktëson se FIFA ka reflektuar gjatë për këtë opsion, i cili pritej të diskutohej sot nga grupi i punës që Zyrihu ka caktuar, por për momentin nuk është marrë ende asnjë vendim.

Në të njëjtin dokument priten të publikohen dhe datat e merkatos së ardhshme, e cila do të zgjatet për t’u përshtatur më mirë me ato të fillimit të sezonit të ri. Gjithashtu, grupi i punës ka për detyrë të udhëheqë klubet dhe lojtarët drejt një ujdie në lidhje me pagesat e futbollistëve gjatë kësaj periudhe pa aktivitet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb