Ambasadori i BE, Luigi Soreca, përshëndetur zgjedhjen e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Soreca thekson se ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi.

“Pas rekomandimit nga SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot znj Aida Hajnaj Drejtore të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për një mandat pesë vjeçar. Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi siç u kërkua nga Këshilli Evropian marsin e kaluar kur vendosi hapjen negociatave të pranimit me Shqipërinë”, thekson ambasadori Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb