Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Dumanit, në postin e kreut të ri të SPAK.

Në një postim në Facebook, Shehu u shpreh se ndryshimet në Strukturën e Posaçme nuk e ndryshojnë vendin dhe se gjithçka thjeshtë zhurmë e iluzion.

Ai ka shtuar se Shqipërinë e ndryshojnë vetëm përmbysjet politike.

Postimi i plotë:

“Ndryshimet” ne SPAK nuk e ndryshojne Shqiperine!

Thjesht zhurme!

Nuk eshte SPAK, qe mund te ndryshoje Shqiperine.

Iluzion Don Kishot-esk ky.

Shqiperine e ndryshojne vetem permbysjet politike.

Qe mund te hapin rruge edhe per nje drejtesi, prokurori, SPAK, qe te mund te bejne realisht detyrat e tyre, ne nje ambjent demokratik.

Vetem ato nepermjet nje levizje te gjere popullore mund te rivendosin vlerat demokratike, thelbesore per cdo ndryshim pozitiv, edhe te drejtesise keto!

Ndersa autokracite “mbysin” edhe drejtesine, si “mbysin” nje vend e popull te tere duke mbytur se pari lirite, te drejtat e demokracine!

Kjo po ndodh ne Shqiperi sot!

Te jemi realiste!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: