Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Java” në RTSH shprehet se zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme, nga një vend periferik dhe e panjohur si dhe lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori i ngjasojnë skenarit rumun dhe atij kroat që përfundon me shumë zyrtarë të lartë të arrestuar.

Artan Hoxha: Prokurorët drejtojnë institucionin, nuk merren me çështje të caktuara.  Prokurorët drejtues nuk kanë më kompetence që të shikojnë dosjet hetimore.

Lorenc Vangjeli: Ngjan sikur ka pasur një listë të gatshme në dorë për të bërë lëvizjesh.

Artan Hoxha: Kjo gjë që po ndodh në Shqipëri është njësoj si në disa vende të tjera në Evropë ku kanë vendosur prokurore nga periferia, dhe më pas është bërë skenari që pritet.

Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët.

Po ndërrohet peshkatarët. Këta që ishin deri tani, ishin në shkelje, Adriatik Llalla kishte gjetur një formë, neni 25 për organizimin e Prokurorisë i lejonte atij të komandonte në krye të Prokurorive prokurorë nga qendra. Këtë gjë mund ta bënte 4 herë në vit për 8 muaj. Të gjithë ata që u larguan nga Arta Marku e kishin kaluar këtë tetë muajsh. Të gjithë këta prokurorë nuk kishin asgjë sensitive në dorë.

Rumania, Kroacia, është vepruar në të njëjtën formë. Ka gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë.

Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.

Artan Hoxha: Prokuroria për fat të keq ka pasur një prokuror që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme. Ai ka rezultuar sikur ka qenë në shkollë, por nuk ka marrë provimet. Po ashtu dhe në sekretarin e fakultetit ku ka studiuar kjo diplomë e tij nuk është gjetur, kjo gjë është ende në verifikim. Ky është ish-prokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb