Deputeti Gazment Bardhi ka folur në Kuvend në lidhje me procedurën e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit.

“Sapo jemi njoftuar mbi procesin e votimit për 4 pika në rendin e ditës. Grupi juaj parlamentar ka propozuar të bëhet një votim i fshehtë ku 4 fletë do ndahen në mënyrë të ç’regullt në sallë. Arsyeja që po propozoni një proces të tillë kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK.

Kërkoj që të na informoni nëse ky informacion i pa bërë i ditur që na është dhënë nga administrata është i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë. Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç’jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë. Tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb