NGA MARIGLEN MËRTIRI* TIRANË- Ministria e Arsimit mohon heqjen e rolit të bordit të prindërve dhe shkollës në përzgjedhjen e mësuesve duke theksuar se ai fuqizohet me projektligjin e ri të arsimit parauniversitar. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj deklaroi se projektligji i ri sjell 6 ndryshime thelbësore për procesin e mësimdhënies dhe të nxënit të nxënësve. Ndër to është gjithpërfshirja, përafrimi i kurrikulave me Kosovën, cikli i studimeve mbetet 5+4+3, futja e shërbimeve psikosociale  në shkollë dhe lufta kundër diskriminimit.

Ndërkohë që në projektligjin e paraqitur flitet për të kundërtën. Por një tjetër ndryshim me rëndësi është edhe ai i mekanizmit për përzgjedhjen e teksteve duke parashikuar unifikimin e teksteve dhe largimin përfundimisht të altertekstit, proces i cili do të nisë që këtë vit shkollor.

Gjithsesi projektligji është në fazën e diskutimeve në grupet e interesit por edhe në komisionet parlamentare. Por fundi i majit pritet të miratojë përfundimisht këtë reformë edhe në arsimin parauniversitar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: